Cikloni që pritet të godasë Greqinë, i ka vënë njerëzit të gjithë në alarm.
Siç raportojnë mediat greke, clikoni me emrin “Ianos” nisi në jug të detit Jon duke rrezikuar seriozisht disa qytete greke, përfshi Athinën siç paralajmërojnë meteorologët.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Greqisë ka shpërndarë një buletin urgjent të parashikimit të motit duke i bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë mjaft kujdes.
Madje, meteorologët grekë parashikojnë duke parë trajektoren e ciklonit që Athina në jetë në qendër të tij duke rrezikuar të shkaktojë dëme të medha materiale.
Parashikohet gjithashtu që pasi të futet në tokën greke, cikloni të vijojë për në ishujt në Egje duke rrezikuar edhe Kretën dhe zonat përreth.
Ndërkohë, cikloni pritet të ketë efekte minimale në Shqipëri duke shkaktuar vetëm erëra dhe shira lokalë në disa zona të vendit, kryesisht në jug dhe jug-lindje sipas meteoalb.