Premtimi i Pirlos për Ronaldon

Ardhja e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit i ka gëzuar shumë tifozët, pas një tjetër sezoni dështues në Evropë.

Jo vetëm tifozët, sipas mediave në Itali i lumtur me këtë emërim është edhe ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, që vazhdon të jetë temë kryesore në mediat botërore për një largim të mundshëm nga Torino.

Cristiano është kuriozë se si do të shkojë puna me Pirlon dhe sipas La Gazzetta dello Sport, kur vjen puna për ta kënaqur më të mirin e skuadrës, Pirlo nuk është vonuar për të komunikuar me të.

Gjëja e parë që bëri ai pas emërimit në stolin e Juve ka qenë thirrja që i ka bërë Cristianos, teka ky i fundit po i shijon pushimet verore.

Biseda ka qenë shumë miqësore dhe Pirlo i ka premtuar atij se do ta lë të lirë në sulm, ashtu siç ka qenë për shumë vite te Real Madridi.

I lirë CR7 ndihet vetëm nëse në skuadër vjen një sulmues cilësorë, siç e kishte në Madrid Karim Benzeman.

Raportohet se Milik, Lacazette dhe Dzeko janë në listën e Andrea Pirlos.

Legjena e Milanit dhe Juves dëshiron të bëjë gjithçka vetëm për ta mbajtur të lumtur Ronaldon, sic kishte thënë edhe në prill nga karantina për shkak të pandemisë, ‘më të mirën nga Ronaldo mund ta nxjerrësh duke ndërtuar ekipin përreth tij’.


Shtuar 17.08.2020 18:37