Rrogat e infermierëve në vend vazhdojnë të mbeten në nivele qesharake prej vitesh, por kjo nuk e pengon kryeministrin Rama që të mbajë gjallë farsën perfekte në rrjete sociale.
Këtë herë ai e ka nisur ditën me një urim për një nga infermierët në spitalet Covid.
Rama përmes një postimi në Facebook, i ka uruar ditëlindjen Luljeta Durajt, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.
“Me urimin për një fundjavë të qetë për të gjithë ju, i uroj ditëlindjen një prej heroinave të heshtura, që edhe në ditëlindjen e saj është mes pacientëve që luftojnë me virusin e rrezikshëm COVID19.
Prej 18 vitesh në shërbim të pacientëve, këto janë ndër ditët e vështira për Luljeta Durajn, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, po janë edhe ditët kur mund të ndjehemi me fat, që kemi njerëz si Luljeta në vështirësinë që po kalojmë”, shkruan Rama.