Prej ditësh e ndiqte policia, çfarë e fundosi 24-vjeçarin në Durrës

Arrestohet në flagrancë nga policia e Durrësit një 24-vjeçar. Sekuestrohen 11 doza me lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celular dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

I riu u kap si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Policia tha se i arrestuari është shtetasi me inicialet E. P., 24 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Shtuar 20.06.2020 08:05