Policia “zbarkon” në Shkodër, gati t’u sekuestrojë pasuritë Bajrave dhe Doçajve

Duket se pas Shijakut, Durrësit dhe Elbasanit, Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbarkuar sot edhe në Shkodër.

Në këtë aksion sipas policisë së Shtetit në shenjestër do të jenë edhe dy familje të tjera që dyshohet se e kanë vënë pasurinë përmes veprimtarisë së kundraligjshme.

Abcneës.al raporton se pritet që në këtë aksion fillimisht do t’u dorëohen formularët e deklarimit të pasurisë familjes Bajri. Kjo e fundit ka 48 orë kohë që të justifikojë pasurinë.

Sa i përket familjes Doçi, policia ka shkuar sot për t’i sekuestruar pasurinë.

Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës sëbashku me familjen Hajri në 17 janar të këtij viti duke rezultuar me vrasjen dhe groposjen e këtij të fundit.

Ndërkohë paraditen e kësaj të marte, policia i kërkoi Lulzim Berishës dhe familjes Çapja nga Elbasani që të justifikonin pasurinë brenda 48 orëve, në të kundërt do t’u sekuestrohej.

Operacioni Forca e Ligjit një ditë më parë ka goditur familjen Hajri në Shijak duke iu sekuestruar kompleksin “Golden”. /abcneës.al


Shtuar 4.02.2020 13:15