Një përplasje mes qytetarëve dhe policisë së Shtetit ka ndodhur pak më parë në kryeqytet.
Protestuesit kishin dalë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar në Ditën ndërkombëtare për Fatkeqësitë Natyrore në mbrojtje të lumenjve dhe kundër politikave të qeverisë Rama që i fut lumenjtë në tubacione, dhe jnë “përleshur” me efektivët.
Mësohet se disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariatin nr 2 në Tiranë.
Njoftimi i protestës
Sot është dita e parë pa fatkeqësi natyrore, por ka protestë për shkatrrimet në natyrë. Protestë për lumenjtë dhe ndalimin e politikave qeveritare që çdo lum e përrua po e fut në tuba.
Ndërsa Coronavirusin po përpiqemi ta mundim duke i ndenjur larg njëri tjetrit do duhet që virusin “HEC” ta luftojmë duke i ndenjur afër njëri tjetrit. Ndaj merrni një maskë dhe ejani sot në shesh, pikërisht për të qënë afër njeri-tjetrit, për ti thënë Qeverisë të heq dorë menjëherë nga mbështetja e HEC-eve në çdo lum e cdo përrua të vendit
Sipas njoftimit të grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, HECvirusi, që ka krijuar vatra infektive, rreth 700 të tilla, nga Veriu në Jug ka bërë dëme të mëdha dhe ka vrarë jetë. Vret në mënyrë të ngadalshme e të sigurtë. HECvirusi ka aftësi të thithi lëngjet jetësore e të gjymtoj e sakatoj pjesët e sipërme të trupit. E keqja e madhe është se ky sakatim është i trashëgueshëm në brezat e ardhshëm. Qeveria e ka përqafuar këtë virus, e rezulton se duke vrarë trupin e vendit një grusht njerëz pasurohen.
Ndaj sot, ftojmë qytetarët e Tiranës të dalin në shesh për të ndalur masakren që po i bëhet lumenjve.
Grumbullimi bëhet para Monumentiti të Pavarësisë, parku Rinia. Në 6:30 marshojmë drejt Kryeminsitrisë.