Policia në terren për “luftën” kundër koronavirusit, zbardhen urdhri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka dërguar letër 12 Drejtorive Vendore të Policisë ku i kërkon që të zbatojë masat parandaluese të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria përsa i përket situatës së shkaktuar si pasojë e koronavirusit.

Veliu urdhëron Drejtoritë Vendore që të mos lejojnë grumbullimet e mëdha të njerëzve në lokale, palestra, pube etj.

Gjithashtu, nuk lejohen tifozët të futen në stadiume dhe të ndjekin ndeshje futbolli, pasi ato do të luhen rregullisht por pa tifozë.

Edhe pse koncertet, tubimet, manifestimet apo dëgjesat publike janë anuluar është detyrë e Policisë që të mos lejojë asnjë prej tyre.


Shtuar 11.03.2020 07:34