Policia e FNSH blindon “Dëshmorët e Kombit”, ç’po ndodh para Kryeministrisë

Vazhdojnë masat e marrë për manifestin e orës 5 sot, thirrur nga Meta.

Aktualisht ka nisur vendosja e Forcave të Rendit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu, në të gjithë bulevardin janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, si dhe autoporlantë, ndërsa shtyllat ku janë vendosur këto pajisje, janë lyer me graso.

Megjithatë, policia ka marrë informacion se edhe Garda është në shërbim të përforcuar, ndërsa Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri 24 orë.

Nuk ka informacione që manifestimi të zhvendoset nga Kryeministria drejt Parlamentit, ashtu si nuk ka informacione për incidente, edhe pse policia i ka marrë të gjitha masat.


Shtuar 2.03.2020 15:12