Policia dhe ushtria “blindojnë” farmaci e supermarkete, Rama bën thirrjen e radhës

Kryeministri Edi Rama vijon të bëjë thirrje për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Ai thekson se duhet bërë kujdes dhe të mbahet distanca e kërkuar mes qytetarëve kur shkojnë për të blerë në supermarkte, apo farmaci. Kjo sepse në këtë mënyrë shmanget infektimi nga koroanvirusi.

Njoftimi i Ramës
“POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!

JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE🙏

BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË!”, ishte mesazhi i Ramës në Facebook.


Shtuar 20.03.2020 10:36