Rasti i disa policive që godasin disa të rinj në Pogradec është denoncuar nëpërmjet një video të postuar nga “Ora News”.
Në pamjet e publikuara shihen efektivët e policisë që zbresin nga dy furgonë dhe ndalojnë tre të rinj.
Duket se të rinjtë kundërshtojnë shoqërimin nga forcat e rendit, ndërsa këta të fundit shihen duke i goditur më pas me shpulla dhe grushte dhe i fusin me forcë në makina.