“Po më bie të fikët”, Dorina Mema në ankth pasi komshiu i saj dyshohet për Covid-19

Modelja e fitnessit, Dorina Mema ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruar se është në ankth për shkak se mjekët i kishin bërë testin e koronavirusit komshiut të saj.

Mema shkruan ndër të tjera se po bie të fikët nga ankthi për përgjigjen:

“Stafi mjekësor erdhën të bënin një tampon tek lagjja ime, paskan qenë pikërisht tek kati im. Në pritje të përgjigjes së komshiut po më bie mua të fikët. Çfarë të bëj?”– shkroi ajo.

Ndërsa u shpreh se kjo është një situatë e vështirë pasi nuk dimë se si të ndihmojmë e të shmangim njëri-tjetrin.

“Nuk e di domethënë çfarë ankthi, si të ndihmojmë e si ta shmangim njëri-tjetrin?”- shtoi Dorina Mema. /albeu.com/


Shtuar 11.04.2020 09:58