Disa pamje të rënda janë bërë publike mbrëmjen e djeshme në rrjete sociale.
Në video duket momenti i tensionit mes policisë bashkiake dhe një personi të komunitetit rom, i cili tërhiqet zvarrë për t’u futur në makinë.
Ngjarja ka ndodhur në Yzberisht, Tiranë ndërkohë që në video dëgjohet qartë thirrja dhe lutja e personit për ta lëshuar. Madje në një moment ai i thotë se po e vrasin, por policia nuk heq dorë.
Ai shihet teksa mbledh bidona dhe kanaçe, punë më të cilën një pjesë e mirë e komunitetit rom mbajnë familjet.
Kujtojmë këtu, se videot ku Policia tërheq zvarrë qytetarët janë shtuar shumë, duke ngritur kështu shqetësim në shoqëri. /albeu.com/
