Po fliste në telefon gjatë konferencës, mjekja bie nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Rusinë.

Një doktoreshë ishte në një konferencë, drejtuar shefave të saj, pas ankesave të vazhdueshme për mungesë të veshjeve mbrojtëse të mjekëve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Doktoresha Yelena Nepomnyashchaya, 47 vjeçe, po fliste në telefon me ministrin rajonal të Shëndetësisë në Krasnoyarsk, Boris Nemik, kur në mënyrë krejt të papritur, ra prej andej.

Ajo tani është në kujdes intensiv, kurse mjekët refuzojnë të flasin në lidhje me gjendjen e saj, raportojnë mediat vendase.

Nënkryetari i qeverisë së rajonit Krasnoyarsk Aleksey Podkorytov tha se mund të ketë pasur të tjera arsye pse doktoresha ra, deri në shqetësime të saj familjare.


Shtuar 26.04.2020 20:53