Plumbi doli nga “Audi” i zi, kush janë të plagosurit në Shkodër

Dy persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Fermentimit, në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasit Edison Gjeka dhe Ndue Pali të cilët janë qëlluar nga një makinë “Audi” e zezë, por ende nuk janë identifikuar autorët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.


Shtuar 25.08.2020 18:59