“Plasi” mes Portokalli dhe Klanifornia: Plagjaturistët, as të kopjoni nuk dini (VIDEO)

“Portokalli” dhe “Klanifornia” janë dy programet humoristike që transmetohet respektivisht njëri në Top Channel dhe tjetri në TV Klan.

Struktura e dy programeve është pothuajse e njëjtë duke dhuruar humor për publikun nëpërmjet skeçeve. Pjesë e dy programeve janë ndër aktorët më të dashur për publikun.

Së fundmi aktorët e “Portokalli” kanë realizuar një video ku akuzojnë se po i kopjojnë. Ndonëse nuk përmenden emra, është e qartë që fjalët i drejtohen kolegëve të tyre të televizionit konkurrent.

Videon e ka publikuar në Instagram moderatori dhe aktori Salsano Rrapi i cili shkruan: “Pershendes te gjithe “plagjaturistet”.


Shtuar 1.04.2020 15:01