Plas sherri në ish-Bllok, një i plagosur me armë zjarri

Një sherr ka ndodhur gjatë natës në ish-Bllok ku është plagosur me armë zjarri në këmbë, pa probleme për jetën, një person rreth 39 vjeç, si dhe është dëmtuar me mjete të forta një tjetër.

Mësohet se të dy të rinjtë ndodhen në spital pa probleme për jetën.

Nderkohe policia ka arrestuar autorin e dyshuar ndërsa mësohet se me sende të forta është plagosur R.B 22 vjeç.

Pikerisht i plagosuri me sende të forta është edhe autori i dyshuar i cili ka plagosur me armë 39-vjeçarin në sherr e sipër.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. /albeu.com/


Shtuar 16.07.2020 07:06