Plas shamata në lokal, 27 vjeçari dhunon ish-gruan në mes të njerëzve në Shkodër

Një 27 vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi ka dhunuar ish-gruan në mes të lokalit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër ndërsa gruaja e tij kishte po moshën 27 vjecare.

Dhunon ish bashkëshorten në lokal, arrestohet 27 vjeçari, nga policia.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkoder, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”.


Shtuar 20.01.2020 09:19