Një 45-vjeçar, i identifikuar si Florian Abazi, ka qëlluar me thikë dy komshinjtë e tij, dhe më pas ka plagosur edhe nënën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërçisht të Dibrës, ku një prej personave që është plagosur ndodhet rëndë.
Bexhet Meda është dërguar në spitalin e Peshkopisë ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autori dyshohet se ka probleme mendore. Pasi ka qëlluar me thikë dy komshinjtë e tij, 45-vjeçari ka qëlluar më pas dhe nënën e tij, ndërkohë që policia thotë se ka vënë në pranga autorin e dy ngjarjeve, Florian Abazi.
Njoftimi
Plagosi me send të mprehtë nënën e tij dhe dy fqinjët, falë ndërhyrjes së shpejtë të Pòlicisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes. Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes.
Rreth orës 11:00, në sallën e Komandimit të DVP Dibër ka ardhur një telefonatë për ndihmë, pasi në fshatin Kërçisht i Epërm, Maqellarë, po ndodhte një kònflikt.
Menjëherë shërbimet e Pòlicisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është konstatuar se shtetasi F. A., rreth 45 vjeç (i sëmurë mendor), kishte ushtruar dh.unë dhe me një mjet të prehtë (thíkë), ka plagosur nënën e tij shtetasen Sh.A, dhe më pas kishte dalë në rrugë duke plágosur fqinjët e tij, shtetasin B. M., dhe shtetasen I.M, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes është kapur në kohë rekord nga Pòlicia dhe aktualisht po trajtohet për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
