Plas keq te ligjet, Murrizi flet ashpër: Boll bëtë si cuba!

Ka pasur debate të forta sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku palët po diskutojnë lidhur me amendimet në Kodin Zgjedhor.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e Rudina Hajdarit, e cila kërkoi që mbledhja të shtyhej, që të rakordoheshin palët në Këshillin Politik, kërkesë e cila nuk u prit mirë nga ana e mazhorancës. Hajdari kërkoi që opozita parlamentare të bojkotojë mbledhjen, ndërkohë që Ulsi Manja kërkoi vijimin e saj.

Nuk mungoi as një kërkesë e Manjës për teknikët, që kur fliste ai askush tjetër të mos dëgjoheuj në sallë.

“Më shihni mua ju çunat e teknikës, kur flas unë nuk mund të ketë kakofoni këtu”, tha Manja, ndërkohë që Murrizi tha se Gjiknuri e di shumë mirë që do futen sërish në Komision propozimet e opozitës jashtëparlamentare.

Murrizi: Damianin do e urdhërojnë prapë që të marri propozimet e Këshillit Politik dhe do i sjelli këtu, e kanë gjetur të kollajtë, u futët në rresht si dele, dhe votuat propozimet e 5 Qershorit, dhe tani bëni si cuba.


Shtuar 30.09.2020 09:55