Plas grushti në AKU-në e Tiranës, drejtori sulmon punonjsen: Do të të flak si leckë

Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:00 në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, drejtoria Rajonale Tiranë.

Mësohet se drejtori Rajonal i Tiranës, Arbër Nuri është rrahur me grushta me inspektorin e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, Aleksandër Dani.

Të lidhura

None found

Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë ndarja e inspektimeve edhe për bashkëshorten e Danit, e cila është punonjëse e AKU për Tiranën.

Burimet sqarojnë se mes Arbër Nurit dhe bashkëshortes së Danit ka patur një konflikt verbal, që ka degraduar në një kërcënim nga ana e Nurit për të, ku ai i ka thënë se do ta heqë nga puna, sapo të kalojë në punësimin me Kod Pune. “Do të të flak si leckë jashtë dhe do të të të ****”, “i ka thënë drejtori vartëses, dhe kjo ka telefonuar menjëherë të shoqin, Aleksandrin, i cili gjithashtu punon në AKU. Sapo Dani ka shkuar në institucion ai është qëlluar me Nurin, dhe debate ka degraduar në grushta.

Dosja.al kontaktoi edhe me bashkëshorten e Aleksandër Danit, e cila është shprehur se: “Për çdo gjë flisni me Arbërin (Drejtorin), flisni me atë”), duke mos pranuar të flasë, por duke mos-mohuar sherrin që ka ndodhur në këtë institucion.

Ndërsa vetë Aleksandri, u përgjigj se: Mos shqetësoni njerëzit kot me këto lajme. I pyetur nga Dosja.al se a ishte sot në ambientet e AKU në Tiranë, ai nuk pranoi të përgjigjej.

Nga ana tjetër ne provuam disa herë të kontaktonim me Arbër Nurin përmes telefonit, por drejtori rajonal nuk e ka hapur telefonin, pasi ndoshta po mban akullin ende tek plagët. Burime për Dosja.al, dëshmitarë të sherrit sqaruan se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet Dani i mavijosur nga rrahja.

Megjithatë, ftojmë të dyja palët për një reagim, sapo të përfundojnë trajtimin mjekësor me betadinë nga grushtat.


Shtuar më 13.02.2020 13:29

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş