Plagosi me thikë të 25 vjeçarin, kapet i riu në Kamzë

Policia e Kamzës ka arrestuar një 34 vjeçar pasi plagosi me thikë për motive të dobëta 25 vjeçarin me iniciale R.K..

Sekuestrohet mjeti prerës thikë, me të cilën autori kreu plagosjen.

Procedohet penalisht edhe një 34 vjecar, për plagosje të lehtë me dashje.

I. P., 34 vjeç, banues në Kamzë, u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 11.02.2020 10:53