Pesë në terapi intensive, si paraqitet gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID

Ka shkuar në 584 numri i të infektuarëve në vend, teksa lajmi i mirë është se po shtohet dhe numri i pacientëve që po fitojnë këtë betejë.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.

Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Ministria shton se në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë.


Shtuar 20.04.2020 09:23