Përzgjidhet nga UEFA formacioni i sezonit në Champions (FOTO LAJM)

Bayern mposhti PSG-në, 1-0 mbrëmjen e djeshme në Lisbonë, Portugali, për të ngritur trofeun e tyre të gjashtë të Ligës së Kampionëve, falë golit të realizuar nga Kingsley Coman në pjesën e dytë të takimit.

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e Ligës së Kampioneve mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Bavarezët arritën të triumfonin 1-0 ndaj parisienëve, duke ngritur lart trofeun e Ligës së Kampioneve për herë të 6-të në historinë e klubit.

Përveç ndeshjes së mbrëmshme që ishte speltakolare, dy skuadrat finaliste zhvilluan një ndeshje sezon fantastik, prandaj dhe në 11-shen e lojtarëve më të mirë të publikuar nga UEFA, përfaqësohen me nga 4 lojtarë (Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Serge Gnabry dhe Robert Leëandoëski / Juan Bernat, Presnel Kimpembe, Marquinhos dhe Angel Di Maria).

Marcel Sabitzer i Leipzig, Erling Braut Haland i Borussia Dortmund dhe Raheem Sterling i Manchester City kompletojnë formacionin që pa dyshim duket i shkëlqyer.


Shtuar 24.08.2020 13:57