Përsëritet historia: Familja në Librazhd humb 3 fëmijë, foshnja dy muajshe ndërroi jetë sot

Një foshnjë është gjetur e pajetë ditën e sotme brenda banesës nga nëna e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku foshnja vajzë vetëm dy muajshe ka humbur jetën.

Foshnja është gjetur në banesë nga nëna e saj, e cila e kishte lënë vetëm për disa orë dhe është dërguar në spital pa shenja jete, shkruan abc neës.

Nga hetimet e para dyshohet se foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e braktisjes nga nëna, dhe ka qenë e kotë ndërhyrja e mjekëve.

Policia ka shoqëruar nënën e vajzës së vogël që humbi jetën, Sote Ozuni.

E njëjta familje ka pësuar dy ngjarje të rënda me fëmijët pak kohë më parë, ku një prej tyre i vdiq në një aksident rrugor, ndërsa tjetri ra nga ballkoni, por për fat të mirë arriti që të shpëtonte mrekullisht.


Shtuar 21.01.2020 15:04