Përplaset për vdekje shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një shtetas shqiptar është përplasur për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në Torino dhe siç raportojnë mediat italiane viktima është një 35-vjeçar, por nuk bëhet i ditur identiteti.

Viktima po ecte në anë të rrugës kur u përplas nga një makinë. Goditja ishte e fortë, saqë shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Ndërsa, shoferi i mjetit që përplasi 35-vjeçarin, nuk ndaloi por u largua nga vendngjarja.

Policia italiane ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar shoferin e automjetit që aksidentoi për vdekje 35-vjeçarin shqiptar.


Shtuar 19.01.2020 10:17