Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se janë përplasur tre makina e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.