Përplasen dy makina në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital 20 vjeçari

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Një prej rejtuesve të mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, teksa është transportuar për në spital 20 vjeçari që posedonte mjetin tjetër.

Policia po punon për identifikimin e drejtuesit që u largua si dhe për shkaqet e plota të aksidentit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.06.2020, rreth orës 16:25, në Bathore një mjet ende i paidentifikuar aksidentoi dhe është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues Xh.K., 20 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.06.2020 16:13