Një aksident ka ndodhur pak më parë në afërsi të Maminasit në autostradën Durrës-Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë.
Sipas policisë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.