Ditën e sotme përkujtohet një ditë shumë e dhimsbhme, ajo e genocidit ndaj komunitet Çam.
Ka qenë ish deputeti i PDIU Dashamir Tahiri me pjestarë të komunitetit Çam dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria janë gjendur në Varrezat e Kllogjerit për të përkujtuar këtë ditë.
Tahiri është shprehur se “Sot në 27 qershor po kujtojmë të gjitha ato jetë njerëzish të pafajshëm që humbën jetën, një dit e cila u vendos në parlamentim shqiptar në 1994 nga deputeti i ndjer Abedin Elmazi dhe nga Presidenti asaj kohe Sali Berisha. Në këtë dit do kujtojmë dhe ata që nuk vdiqën nga genocidi të cilët kanë qënë të shumtë përgjatë viteve që pasuan. Komuniteti çam është një komunitet punëtor që ia ka dalë dhe do të dalë mbanë”.
Ai shtoi se pati një numër të kufizuar dhe jo të Organizuar për shkak të Pandemisë por në vitin e ardhëm do të ketë marshim masiv si çdo vit Tahiri dha një mesazh duke u shprehur se: “Dua ti kujtoj disave që vërtet jemi mbledhur për të kujtuar të vdekurit por jo për të gënjyer të gjallët.Thirrja ime është “Do i bëjmë presion qeverisë të bëjmë të vetmin gjyqin ku do të tregojmë se komuniteti Çam se popullsia çame nuk ka qenë asnjë ditë aleate me fashizmin”.
