Përkeqësohet situata në Itali, koronavirusi i merr jetën tre mjekëve

Në këto ditë të vështira që po kalon bota, e veçanërisht Italia, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ata që janë në vijën e parë të frontit, më të rrezikuarit janë mjekët.

Një ditë më parë, tragjedia në Itali mori përmasa të mëdha kur u konfirmuan 475 të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa ditën e sotme një tjetër lajm i rëndë vjen nga vendi fqinj.

Mediat italiane raportojnë se 3 mjekë të tjerë kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga koronavirusiu, duke e çuar në 10 humbjen e jetëve në radhët e bluzave të bardha.

Tre mjekët që ndërruan jetë janë Luigi Ablondi, ish-menaxher i përgjithshëm i spitalit në Crema; Giuseppe Finzi, mjek në Kremona dhe Antonino Buttafuoco, mjek i përgjithshëm në Bergamo.


Shtuar 19.03.2020 14:20