Përfundon liri-dalja edhe për sot, kur mund të lëvizni nesër

Ka përfunduar dhe sot mundësia e lëvizjes për qytetarët. Sapo ora ka shënuar 13:00, Policia dhe Ushtria kanë filluar që të patrullojnë të gjitha rrugët në vend dhe në kryeqytet për të parë nëse qytetarët u janë bindur urdhërit.

Qytetarët kanë pasur të drejtë për të lëvizur nga shtëpia që në orën 05:00 të mëngjesit deri më 13:00 të pasdites. Të gjithë ata që kapen duke lëvizur jashtë këtij orari do të dënohen me gjobë 10 mijë lekë, deri tek arrestimi i tyre.

Edhe në vazhdim, do të lëvizet po me këtë orar, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.


Shtuar 23.03.2020 12:55