Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Poloskë të Devollit të Korçës ku si pasojë ka humbur jetën një grua e moshuar.
E moshuara ishte rreth 90 vjeç dhe jetonte e vetme në banesë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit teksa zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.