Një automjet që transporton paratë në bankë është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të çon drejt qytetit të Libohovës ku automjeti i blinduar i firmës së ruajtjes së sigurisë “Nazeri” ka marrë flakë në pjesën e përparme të motorrit duke rrezikuar shkrumbimin e saj.
Nuk dihet nëse në brendësi të mjetit ka pasur të holla teksa zjarrëfikësit kanë marrë nën kontroll situatën.