Një autobuz është përfshirë pak më parë nga flakët teksa ishte duke ecur në zonën e Paskuqanit.
Sipas policisë, kjo ka ardhur si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00, në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.
Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.