Përdhunoi dhe mbyti Drita Saliajn, babai kërkon dënim me vdekje për të birin

26 vjecari Ervis Zotaj është një nga personat që mori pjesë në vrasjen dhe hedhjen në rezervuar të Drita Slaiajt në gjirokastër.

Madje sipas dosjes së Prokurorisë ai edhe e ka përdhunuar Dritën para se ta mbysnin.

Për këtë krim, babai i 26 vjecarit kërkon dënim me vdekje për të birin.

Ai thote se drejtësia duhet të zbardh sa më shpejt këtë ngjarje dhe të ndëshkoje autorët.

“Ta vrasin. Nuk ma merr mendja se evlati im ta ketë bërë, por nëse e ka bërë le ta çojnë në mes të Mallakastrës dhe ta vrasë i zoti i hallit dhe ta hedhë atje ku hodhën atë (Drita Saliaj) shkruan tch. /albeu.com/


Shtuar 14.01.2020 12:34