Për të qeshur, Ronaldinho me zanat të ri në burg

Teksa pjesa më e madhe e planetit po lufton ndaj koronavirusit, njëri ndër futbollistët më të mirë që ka njohur globi Ronaldinho është i sigurtë tani për tani.

Braziliani po vazhdon të jetë në një burg në Paraguai me vëllain e tij Robertin.

Por tani Dinho ka filluar ta mësojë një “zanat” të ri atë të zdrukthtarit.

Po e lexuat mirë njëri prej më të mirëve në historinë e futbollit ka nisur të punojë me dru javëve të fundit në burg ku mund të mbetet për gjashtë muaj.

Ronaldinho ndodhet në burg që disa javë për shkak se tentoi të futet në Paraguai me pasaporta false.

“ESPN” ka raportuar se autoritetet paraguaiane kanë refuzuar kërkesen e Ronaldinhos për t’u liruar me kusht.

Ronaldinho po luan edhe futboll në burg duke fituar edhe një turne të futbollit të vogël.


Shtuar 23.03.2020 17:36