Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është ai që tashmë prej ditësh qetëson shqiptarët në këtë fluks informacionesh për COVID-19.
Mjeku ishte sot në qytetin e Vlorës, nga ku, dha edhe disa këshilla e opinione të tij, tepër të nevojshme për të gjithë qytetarët.
“Unë besoj që Vlora gradualisht po bëhet gati sepse masat po lehtësohen dita-ditës. Epidemia ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi, ndërkohë Vlora nesër shpallet zonë e gjelbër dhe është një lajm jashtëzakonisht i mirë. Ka 3-4 javë pa asnjë rast të ri, kështu që në qoftë se ju e konsideroni një mesazh të tillë, le të jetë ky i afrimit të turizmit për Vlorën. Pse jo?!”,
Pipero ka sqaruar në një intervistë për mediat se megjithëse situata është e qetë, nuk duhet të ketë rënie të vigjilencës dhe kujdesit, duke treguar masat që duhet të respektojë çdo qytetar.
“Situata është shumë e qetë por nuk duhet të na ulë kujdesin. Epidemia ka një ritëm rënës, ulje të qëndrueshme. Edhe sa i takon numrit të rasteve të shtruara, që po shtrohen në spital që janë 2-3 në ditë, herë pa asnjë rast fare, edhe sa i takon numrit të rasteve të reja pozitivë që dita e fundit e ka qenë 9, 7, 6 sot.