Pati probleme me frymëmarjen dhe u dërgua në raminacion, si është gjendja e mjekut të “Sanatoriumit”

Ditën e sotme u raportua se mjeku i njohur Alban Hatibi, i cili punon në spitalin “Shefqet Nndroqi”, ka pasur kompikacione shëndetësore.

Pesë ditë më parë, është konfirmuar pozitiv me Covid-19 5 ditë më parë, dhe ditën e sotme dërgua në reaminacion.

Mësohet se gjendja e tij aktuale paraqitet e mirë. Ai ka pasur sot probleme me saturimin, sic thuhet në gjuhën mjekesore, vështirësi në frymëmarje por tani është stabilizuar.

Nuk është i intubuar por po mbahet në vëzhgim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.


Shtuar 1.08.2020 20:04