Pasojat e duelit me Genoan, Napoli konfirmon yllin e ekipit me Covid-19

Një rast me COVID-19 është konfirmuar te Napoli.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Piotr Zielinski, i cili ka dalë pozitiv në testimin e dytë që ka bërë skuadra e kaltër.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Napolit, ndërsa Amir Rrahmani ka rezultuar negativ dhe në këtë mënyrë do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e tetorit.

Kujtojmë që Napoli u përball me Genoan e cila ditë më parë konfirmoi 14 anëtar të klubit pozitiv me Covid-19.

Mediat në Itali së fundmi kanë përfolur për një pezullim 2-javor të Serie A por deri tani asgjë nuk është konfirmuar.


Shtuar 2.10.2020 14:51