Pas viktimës së parë në Shqipëri, në Spitalin e Infektivit është identifikuar një tjetër person i cili dyshohet si i prekur me virus.
Abcnews.al raporton se pak minuta më parë është paraqitur një tjetër rast i dyshuar. Nga distanca mund të dallojmë se fillimisht është shoqëruar nga mjekët. Është dashur rreth 10 min për të përgatitur një tjetër dhomë ku zonja do të marrë analizat.
Pas 10 minutash qëndrimi në ambulancë zonja është shoqëruar në Spitalin Efektiv. Ka një ndarje midis pacientëve të konfirmuar me virusin. Janë persona që kanë simptoma të theksuara, që do ti nënshtohen analizave dhe nëse konfirmohen do të kalojnë një kat më lart.
Gjithashtu ai theksoi se janë nën mbikëqyrjen e mjekëve për tu trajtuar me të gjitha medikamentet.
Për momentin prej më shumë 10 minutash zonja gjendet në spital. Mësohet se nuk ka qenë e shoqëruar me familjarë, por ka mbërritur me ambulancë.