Pas tubimit me flamuj e mimoza, Meta ka një tjetër mesazh për popullin (VIDEO)

Ditën e djeshme mijëra qytetarë zbritën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një manifestim të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Dje, përballë tyre Meta paralajmëroi shpërndarjen e Kuvendit, duke i lene afat shumices deri me 15 mars.

Ditën e sotme Meta ka falenderuar të gjithë shqiptarët që iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i Metës

Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. 🇦🇱
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin


Shtuar 3.03.2020 08:06