Pas shkarkimit të Setien, Barcelona sot zyrtarizon trajnerin e ri

Barcelona sot do të bëhet me trajner të ri.

Barcelona pritet që sot ta zyrtarizojë emërimin e Ronald Koeman në postin e trajnerit.

Prezantimi i holandezit në drejtim të ekipit nga Camp Nou pritet të bëhet po ashtu sot në një konferencë për media nga ora 18:00, raporton Mundo Deportivo.

Koeman ka braktisur rolin e tij të selektorit në Kombëtaren e Holandës për të marrë drejtimin e Barcelonës ku luajti gjatë karrierës së tij si futbollist.

Koeman do ta zëvendësojë Quique Setien i cili u shkarkua pas humbjes së rëndë 8-2 nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.


Shtuar 19.08.2020 06:27