Ditën e djeshme policia konfirmoi se Jan Prenga ka humbur jetën si pasojë e sulmit makabër të bërë nga rrëmbyesit e 11 ditëve më parë në Kamzë.
Familjarët hapën dyert e mortit, ndërsa vëllai i Prengës i cili jeton në Angli ka folur me prindërit,duke i thënë atyre se do ekthente në shtëpi.
Astrit Prenga i cili ndodhet jashtë mësohet se ka folur me prindërit dhe i ka kërkuar atyre të mos flasin me policinë dhe se vëllai i tij ishte mirë, dhe do ta kthente sërish në shtëpi.
“U kërkon të qëndrojnë larg vëmendjes së policisë, i kërkon të mos japin detaje për marrjen peng të Jan Prengës. Ai i qetësonte familjarët duke thënë se Jani ishte mirë dhe po mbahej peng në zonën e Shijakut”, raporton neës 24.
Bëhet e ditur se këto telefonata janë përgjuar nga mjetet e policisë që i kishte vendosur rreth shtëpisë së familjes Prenga sapo u mor vesh për rrëmbimin.