Pas martesës së bujshme 12-ditore, Pamela Anderson gjen ngrohtësi te truproja (FOTO LAJM)

Modelja dhe aktorja kanadeze-amerikane, Pamela Anderson nuk resht së qënuri në qendër të vëmendjes.

Pamela duket se nuk po gjen qetësi në raportet e saj të dashurisë.

Martesa e saj më e fundit ishte ajo me producentin amerikan, Jon Peters.

Dhe martesës së bujshmë i erdhi fundi akoma pa nisur mirë, pas 12 ditësh kurorëzim. Ndarja e tyre u përfol më shumë për faktin sesa pak zgjati romanca.

Miqtë e yllit thonë se një dashuri e re po lind në jetën e modeles dhe bëhet fjalë për truprojën e saj.

Prej 2 vitesh, ai ka punuar për Pamelën dhe mesa duket kohët e fundit kanë gjetur ngrohtësi te njëri-tjetri.

Nuk dihet nëse do të ketë një martesë të 7-të në horizont pasi 53-vjeçarja është martuar plot 6 herë.


Shtuar 6.09.2020 12:01