Pas Krujës, dy punonjëse rezultojnë me Covid-19 në një fasoneri në Kamzë

Ditën e djeshme tre punonjës në një fasoneri në Krujë rezultuan të infektuar me Covid-19, ndërkohë që ditën e sotme një tjetër biznes fason është identifikuar si vatër infeksioni.

Pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar edhe dy punonjëse të një fasonerie në Kamzë.

Siç bëjnë me dije burime zyrtare, fasoneria ishte mbyllur vetëm një javë dhe më pas kishte rifilluar punën, duke pranuar rrezikun e pandemisë shkruan bw.

Të njëjtat burime theksojnë se biznesi kishte marrë si masë mbrojtëse vetëm matjen e temperaturës së punonjësve.


Shtuar 18.04.2020 07:46