Parashikimi i motit, si do të mbajnë temperaturat gjatë ditës

Vendi ynë ditën e sotme do të mbetet më mot të qëndrueshme duke sjell kthjellime në zonën e ulët dhe bregdetare si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të thata.

Sipas MeteoAlb zonat përgjatë kufirit Lindor do të jenë me kthjellime dhe vranësira të kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.


Shtuar 10.09.2020 06:22