Muaji janar u mbyll me një mot të paqëndrueshëm dhe në kushte të tilla meteorologjike nisi edhe muaji shkurt. E shtuna ka nisur me vranësira që do të jenë prezente edhe në pjesën tjetër të ditës.
Ato do të jenë të përqëndruara kryesisht në zonat veriperëndimore dhe qendrore të vendit, kurse era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri 8m/sek.
Për sa i përket ditës së diel, moti do të shoqërohet me vranësira dhe tek-tuk reshje shiu me intensitet të ulët. Kryesisht reshjet do të përqendrohen në zonën veriperëndimore dhe pjesërisht në atë qendrore. Era do të vijojë të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri 7m/sek.