Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Fierit, ku Bilbil Zekaj, 51 vjeç i dha fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut.
Mësohet se Zekaj po vuante dënimin për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas tyre, lajmin e hidhur e mësuan nga mediat. Ata shprehen se presioni i brendshëm e ka shtyrë të vetëvaret pasi ishte në paraburgim. Ndërkohë, 20 minuta para se t’i jepte fund jetës, i ndjeri mori në telefon bashkëshorten por nuk i tregoi asgjë. Bilbil Zekaj ishte baba i tre djemve dhe dyshohet se gjendja e vështirë ekonomike ka ndikuar në vendimin për të kryer aktin tragjík.
Ai ishte në pritje të vendimit të gjykatës pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike. Zekaj akuzohej bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike për shkak se kjo sasi iu gjet në banesë.