Pamje të frikshme: Të vdekurit nga koronavirusi mbushin rrugët në Kinë (FOTO LAJM)

Janë pamje të tmerrshme ato të vijnë nga rrugët e Wuhanit nga ku nisi edhe koronavirusi.

Deri më tani raportohet për 213 të vdekur dhe më shumë se 9 700 të prekur, ndërsa mediat kanë nxjerrë pamje nga rrugët, në të cilat shihen njerëz të shtrirë në tokë.

Deri më tani janë 20 vende jashtë Kinës që kanë raportuar se kanë shtetas të prekur me Koronavirus, raporton albeu.com.

Në Wuhan ku edhe shpërthei virusi numërohen 204 të vdekur, ndërsa 42 persona të vdekur janë në Hubei.

Mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjëncen globale nga virusi për arsye se virusi është përhapur në shumë vende jashtë Kinës. /albeu.com


Shtuar 31.01.2020 08:28