Tre fuoristradat zhytyr në mes të detit në Vlorë, zbulohet shkaku i pamjes misterioze

Një pamje e çuditshme dhe misterioze ka zgjuar ditën e sotme qytetin e Vlorës.

Tre makina fuoristradë janë gjetur të zhytura në ujë në zonën e plazhit të Vjetër.

Albeu.com mëson se bëhet fjalë për tre makina, dy të zeza dhe njëra gri, të cilat janë disa metra në thellësi të detit. Makinat janë një Land Rover dhe dy Nisan, njëri me targa gjermane. Nga të dhënat e para dyshohet së bëhet fjalë për ndonjë tentativë për të trafikuar lëndë narkotike.

Megjithatë, paraprakisht dyshohet se makinat kanë ngecur pasi tentuan të nxjerrin një mjet lundrues nga deti.

Nuk dihet se si kanë përfunduar makinat aty, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 17.02.2020 10:05